Home Company Rates Contact
home
Company
International Transports
Contact
Rate Request

  Profili i Kompanise  

E krijuar per me shume se 16 vite me pare Balkan Trans Group eshte e specializuar ne ofrimin e nje sherbimi profesional, konkurues, internacional per transportin e ngarkesave te cfaredo lloji. Si specialiste persa i perket llogjistikes dhe transportit te ngarkesave internacionale, ne ofrojme nje sherbim mese te koordinuar duke filluar qe nga marrja e ngarkeses ne vend ndodhjen e derguesit e deri ne dorezimin ne destinacionin final, duke perfshire transportin e ngarkeses nga pike nisja ne destinacion, dokumentacionin perkates si dhe trajtimin dhe menaxhimin e ngarkeses deri ne dorezimin e saj. Ne kemi partnere ne te gjithe Boten te cilet na ofrojne informacion mbi ekspertizen dhe dijen e tyre ne baze te eksperiences, per te cilen klientet tane kane nevoje.

Ne ditet e sotme ku sektori i transportit te ngarkesave internacionale eshte me dinamik se kurre nevojiten aftesite dhe ekspertiza e duhur per te naviguar ngarkesa per te qene konform rregullave dhe ligjeve kohore. Filozofia e sherbimit tone eshte e bazuar ne dy koncepte kyce: Te sigurojme konformitetin e klienteve tone me rregulloren e doganes dhe koordinimin e transportin e ngarkesave ne nje menyre sa me efikase dhe te shpejte.
E perkufizuar me thjeshte, qe kjo te arrihet me sukses duhet nje kompani e organizuar me se miri, me nje skuader specialistesh transporti nga me te miret per te siguruar qe kjo te jete filozofia e cdo dite.

Ballkan trans kombinon tarifat konkuruese dhe standarted e larta te cilesise ne sherbimet e saja duke ju premtuar nje partner mese te besueshem ne Greqi dhe zonen e Mesdheut Jug Lindor.

Me pese dege ne Tirane, Durres,Fier Selanik, Shkup dhe Prishtine Ballkan Trans mund tju sherbeje strategjikisht kerkesave te bisneseve tuaja ne cdo pozicion gjeografik te Shqiperise, Greqise, Maqedonise, Kosoves dhe gjithashtu shteteve te tjera ne Ballkan.

  English Ελληνικά Shqip